Në një konferencë për mediat kreu i PD akuzoi ministren Anila Denaj se në kundërshtim me ligjin ka anuluar tenderin për inceneratorin e Tiranës, duke favorizuar kompaninë e Zotos dhe Mërtirit.
Ai tha se Debaj meriton të paktën 5 vite burg, por si shpërblim e bënë ministre.
Pra, e shihni, një aferë korruptive si në filma. Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze. Anulohet tenderi 3 ditë përpara mbylljes së afatit. Anila Denaj për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg. Minimumi, shpërblehet dhe bëhet ministër. Ke pasoja, nuk mund të anulosh tenderin. Pa një shkak ligjor, nuk e bën kurrë. Anuloi tenderin, katër kompani serioze. Nuk ka rëndësi. Na ra tërmeti, tha. Se na ra tërmeti, një javë deshi kjo punë, sa u anuluan ato, për të kontraktuar pa tender, atë që donin. A ka abuzim më të madh se kjo? Preteksti i tërmetit. Do të shihni ju pretekstet e tyre si janë. Ky ishte pretekst madhor dhe çdo njeri mendon se tani nuk do u përkushtohen këtyre eko parqeve, por do merren me tërmetin. Jo, tre ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. Se ishte pazari. Rikthehet pazari pra. Se duhet të ndajnë paratë.
Më falni, 19 milionë euro. Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugales, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin. Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me keq vendosmëri këtë proces.Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave. Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë.”, tha Berisha.