Kualifikimi në Euro 2024 ka sjellë festë. Me të drejtë së pari filloi në stadiumin “Zimbru” mes tifozëve, stafit të FSHF-së dhe futbollistëve.
I pranishëm në këtë festë ishte edhe Presidenti Armand Duka që dukej i përlotur nga emocionet e këtij kualifikimi.
“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Ishte një edicion fantastik. Çunat kanë thënë maksimumin. Kanë kualitet jo vetëm në shpirt dhe vlerësim për fanellën. Ia dolën dhe dua t’i falenderoj shumë. Dua t’i përgëzoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinho, stafin, tifozët e mrekullueshëm që ishin sot dhe që kanë qenë gjithmonë”, u shpreh ai.
Ai theksoi se Shqipëria është skuadra më e mirë e grupit dhe në Tiranë ka për të vulosur vendin e parë.
“Unë besoj se Ishim skuadra më e mirë e grupit dhe jemi skuadra më e mirë e grupit. E meritojmë vendin e parë dhe do ta vulosim këtë vend të parë në Tiranë, jam i sigurt”, tha Duka.