Nga Petrit Vasili:
Qytetarët të lënë në mëshirë të fatit nga qeveria po vidhen në mënyrë mostruoze me çmimin e naftës.
Eshtë skandaloze diferenca e çmimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë
[?] Në Shqipëri çmimi i naftës është tek 199 lek litri.
[?] Në Maqedoni eshte vetëm 130 lek litri ose 77.5 denare, pra 35% më i ulët se sa në Shqipëri.
Dy faktoret kryesorë që ndikojnë në çmimin e naftës në Shqipëri janë kursi i dollarit dhe çmimi në bursa.
[?] Kursi i dollarit është në pikiate dhe një dollar shkëmbehet me 95 lekë.
[?] Ndërsa çmimi në bursa është në rënie të vazhdueshme.
Brent dhe WTI u tregtuan në nivelin më të ulët që nga 7 korriku, përkatësisht me 76.60 dollarë dhe 72.16 dollarë.
Kjo hajduteri e qindra mijra qytetarëve ka mbështetjen e plotë të qeverisë e cila përfiton në shumë forma nga ky spekullim i hapur sepse mbush buxhetin mbush edhe xhepat.
Çmimi në Maqedoni është pasqyra më e qartë se sa i vjedh qytetarët qeveria në Shqipëri.
[⚫️] Dyshja QEVERI- OLIGARKI po i rrjep dhunshëm shqiptarët ditën për diell.
Qytetarët nuk janë të varfër qytetarët janë të vjedhur!