DETAJET/ Dosja e Ilir Beqjes, SPAK kërkon hetim pasuror për ish ministrin

0
272

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”.

Mësohet se SPAK ka kërkuar edhe hetim pasuror për ish-zyrtarin. Gazetarja Klodiana Lala raportohet se hetimi pasuror është kërkuar pasi dyshohet edhe për shkelje të tjera, ku një prej tyre është dhe ajo e fondit klinik.

 

“Gjatë hetimeve ka konstatuar dhe shkelje të tjera. Njëra ka të bëjë me rritjen e fondit klinik. Rezulton se kur janë bërë përllogaritjet janë rritur në mënyrë dastrike shpenzimet dhe Beqaj duhet ta kishte konstatuar këtë shkelje. Janë gjetur edhe shkelje të tjera, pritet që Beqaj të dalë në seancën e marrjes në pyetje. Theksoj se ai është pyetur dhe më parë pasi hetimet për koncesionin e sterilizimit ka zgjatur prej vitesh. Sakaq po vijon dhe hetimi pasuror ndaj ish-ministrit.

 

Duke qenë se ish-ministri ngeli jashtë rrjetit të personave në hetim, tërhoqi vëmendje të opinionit publik. Ajo që është evidentuar është standardi i dyfishtë që është ndjekur në raste të tilla.

 

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se kontrata e Sunny Service nuk është gjetur në arkivat e MSH-së. Edhe sot që flasim, kontrata origjinale nuk është gjetur”, raportoi Klodiana Lala.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here