Në konferencën online me qytetarët Berisha shprehu lëvdata për kombëtaren shqiptare, duke pohuar se kishte admirimin më të madh për këtë ekip dhe liderin e tyre.
“Kam përshëndetur shumë përzemërsisht se kam ndjekur me kënaqësi dhe nderim të veçantë, shkallët e suksesit që ngjiti kombëtarja shqiptare, dhe që u kurorëzuan dje me biletën për të marrë pjesë në kampionatin evropian për herë të dytë, një sukses historik.
Prania ime në stadium, siç e din ti, ka qenë e rrallë, ekzotike.
Por kjo nuk do të thotë se unë nuk ndjek me shumë kënaqësi dhe pasion lojën e bukur dhe kam admirimin e madh për këtë ekip, në tërësi për liderin e ekipit, që ka ndryshuar për kaq shumë ekipin dhe të gjithë futbollin shqiptar.”