Një makinë është djegur mesditën e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë rrethrrotullimit Fushë Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur teksa automjeti ku po udhëtonin babë dhe bir, ishte ne lëvizje dhe pranë rrethrotullimit, makina ka filluar të marrë flakë. Menjëherë dy personat kanë dalë dhe janë larguar, fatmirësisht pa u lënduar.