Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën nesër në kuadër të një vizite në disa vende të Ballkanit.
Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë të hënën, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR’it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’ju adresohet trupave, raporton Express.
Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do ta nisë vizitën në Ballkan fillimisht në Bosnje-Hercegovinë, gjatë paradites së 20 nëntorit.