Berisha: Me amnistinë e dytë ndaj Beqajt, Rama provoi se është pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit

0
260

Kryetari i PD, Sali Berisha than ë një deklaratë për mediat se, me amnistinë e dytë ndaj Ilir Beqajt, Rama ama provoi se ai është pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit.
“Aktakuza për Ilir Beqën, e shkruar në zyrat e Edi Ramës, është një tallje e ulët, cinike, me shqiptarët, është dëshmi tjetër flagrante e shndërrimit të SKAP-it në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare.
Ajo është de jure dhe de facto, amnistia e dytë brenda 4 muajsh nga SKAP-i i partisë, për hajdutin Ilir Beqaj dhe mbrapa tij, Edi Rama.
Aktakuza e diktuar nga Edi Rama e SKAPI-t të partisë për Beqën, për shpërdorim detyre se nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit, dmth mes Rrapajt dhe Rrjepajt, se nuk ka konstatuar kostot e fryra, është një tallje e ulët cinike për shqiptarët, është dëshmi totale e keqpërdorimit të SKAP si një organizatë kriminale në funksion të pushtetit të Edi Ramës, është amnistia e dytë në katër muaj e Beqës nga Edi Rama dhe SKAP i tij.
Me akuzën e dytë për shpërdorim detyre, de facto amnistinë e dytë të Ilir Beqës brenda 4 muajsh, Edi Rama provoi dje në mënyrë përfundimtare se ai është pronari kryesor, është aksionari i parë me distancë i aferës së vjedhjes së dytë të shekullit, apo siç e quajnë tani rendom qytetarët, inceneratorëve të shëndetësisë.
Kurse Beqaj është thjesht hajduti i tij i dobishëm. Rrjepaj dhe stër-Rrepaj janë vetëm pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e kësaj afere”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here