Minatorët kanë protestuar sërish ditën e sotme para Kuvendit, ku kanë kërkuar më shumë të ardhura dhe ulje të moshës së daljes në pension.
Minatorët tentuan të takojnë deputetët por nuk mundën të plotësojnë qëllimin e tyre.
Jashtë godinës së seancave parlamentare me pankarta në duar, minatorët kanë kërkuar edhe statusin. Në përfundim ata paralajmëruan të tjera marshime në vijim.