Operacioni i SPAK/ Arrestohet edhe oficerja e drejtorisë së kufirit (EMRI)

0
688

Është zbardhur emri i një tjetër të arrestuari ditën e sotme nga Policia me urdhër të SPAK, në vijim të zbërthimit të bisedave në “Sky ECC”.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë edhe Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit. Nuk dihen akuzat konkrete që rëndojnë mbi të.

Vlen të theksohet fakti se SPAK ka lëshuar 12 urdhër-arreste, ku 7 prej tyre janë efektivë policie. Në pranga është vënë dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Një prej akuzave që rëndojnë mbi të është ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Po ashtu është arrestuar dhe dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani dhe djali i madh i tij, Eralbi Breçani. Ata akuzohen për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim Ervin Mata, një personazh i njohur si biznesmen por i përfolur shpesh në qarqe të errëta.

Hetimet për këtë çështje po ndiqen nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara. Burime bëjnë me dije se akuzat për 11 të ndaluarit janë, pastrim parash, grup i strukturat kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here