Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të Jamarbër Malltezit nga burgu dhe vendosjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Berisha tha se Malltezi ishte i burgosur politik dhe se gjitha u bë pasi kishin paralajmëruar se çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.
“Dhëndri im ishte një i burgosur politik, ka marrë 410 m katrorë tokë. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo jo urdhër, do shkonte në Strasburg. Fatmirësisht që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës.
Nuk u nxor nga burgu, u la arrest shtëpie. Nuk ka asnjë, zero. Ata vetë nuk e kanë fajësuar, s’kanë arritur ta fajësojnë.
Nuk arritën të gjejnë një provë dhe një dokument për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Gjyqi ndaj tij do të vazhdojë. U bë kjo sepse s’gjetën asgjë për të, çështja do të vazhdojë në Strasburg”, deklaroi Berisha.