Nuk ka dënim të përjetshëm për Rigels Gjinajn, shqiptarin e akuzuar për vdekjen e bashkatdhetarit të tij Emanuel Rroku.
34-vjeçari u dënua në shkallë të parë me 17 vjet e 4 muaj. Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Rossella Ferrrazzi përjashtoi rrethanat rënduese, duke ulur dënimin me një të tretën
Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo.
Më pas lindi një debat, i cili degradoi në përplasje dhe 34-vjeçari nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi.
Njëri nga plumbat goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar, i cili ndërroi jetë.
Kujtojmë se prokurori publik, Ciro Caramore kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Gjinajn.