Berisha: “Kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën. Betejë që do e fitojmë.
Natyrisht do kohën e vet. A e patë apo jo si transformua tymi në dritë? U transformua nga e drejta.
Sepse prapa tymit qëndronte e drejta. E drejta e një një grupi që po mbron Kushtetutën e vendit të vet. Kaq është gjithë puna, e gjithë filozofia…
…Tani, mbani shënim: Protestat do jenë tani gjer në realizimin e plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët.
Kjo është betejë pa kthim.
Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj.
Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha.
Rëndësi kapitale ka persistenca. Por unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi.
Na duhet edhe pak kohë. Na duhet sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohin se çfarë rreziku…
SKAP-i funksionon në mënyrë absolute identike me hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Haptaz.
Sepse merr përsipër të shkruajë Kushtetutën.”