Raphael Dwamena ndërroi jetë para disa ditësh, teksa u rrëzua në fushë papritur gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Pasi shkëlqeu si lojtar i Zyrihut në Superligën e Zvicrës, sulmuesi u transferua te Levante e Spanjës, më pas te Zaragoza dhe Vejle, por këto skuadra i ndërprenë kontratën për shkak të problemeve në zemër.
Megjithatë, ganezi nuk hoqi dorë nga futbolli, sepse ishte gjëja që dashuronte më shumë. Së fundmi ai zgjodhi Shqipërinë, ku u transferua te Egnatia. Klubi nga Rrogozhina ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se simbolet dhe mënyra se si lojtari festonte golat e tij do të jenë të vendosura në fanellat e të gjithë lojtarëve.
“Gjithmonë me ne… Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Përjetë KAPITENI jonë…”, – Shkruan Egnatia.