Malltezi kërkoi heqjen e sekuestros për pronat, shtyhet seanca në GJKKO

0
320

GJKKO ka shtyrë seancën për kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen masës së sekuestros preventive për pronat.

Përmes një njoftimi zyrtar GJKKO bën me dije se gjyqtarja Jetmira Olldashi ka shtyrë për të premten, 24 nëntor, sencën për vlerësimin e akimit të Malltezit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 12:00”, thuhet në një njoftim të GJKKO.

SPAK kërkoi gajtë seancës këtë të enjte përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit, me argumentin e konfliktit të interesit. Sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muça.

Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani. Malltezi akuzohet për veprat penale  akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Akuza që ai i cilëson politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here