Berisha nxjerr dokumentet: Ja si e vodhën Rama dhe Bolino tokën e falur për ndërtimin e një gjimnazi

0
244

“Sot, jam para jush për të denoncuar vjedhjet nga Edi Rama dhe Bolino i tij, me firmën e Edi Ramës.”.Kjo ishte çështja për të cilën, kryetari i PD-së, Sali Berisha, doli sot në një konferencë shtypi duke e shoqëruar denoncimin për Kryeministrin e vendit dhe botuesin italian Carlo Bolino në shërbim të tij, me hartat përkatëse urbanistike dhe vendimet qeveritare të kohës.

Berisha tha: “Tre vendime të Këshillit të Ministrave, me emër të përveçëm, brenda shtatë muajsh, të firmosur nga vetë Edi Rama, për t’i rrëmbyer komunitetit, nga Rama dhe Bolino, të 4900 metër katrorë tokë e lënë, dhuruar për ndërtimin e një gjimnazi.

Siç e shihni, ky është plani rregullues i Tiranës. Familjet fisnike të qytetit, kanë dhuruar një territor prej 5 mijë metër katrorë, në mënyrë që komuniteti i kësaj zone të ketë gjimnazin e vet, për arsye se një zonë me 60 mijë banorë, nuk kishte një të tillë.

Sot, do paraqesim me fakte se si Edi Rama keqpërdor pozitën e tij zyrtare për të grabitur troje dhe ndërtesa në Tiranë dhe SKAP-i i mercenarëve të tij, qëndron mburojë e kësaj vjedhje, e këtij krimi shtetëror.

Edi Rama me larot e tij në SKAP dhe gjykatën e tij speciale, sulmon Berishën pse miratoi ligje për kthimin dhe kompensimin e pronave, të cilët shteti komunist ua kishte grabitur pronarëve të ligjshëm.

Ndërsa reformat e PD bënë të mundur që gjatë viteve 2006-2012, AKKP të kthejë apo të kompensojë 1 miliard e 577 milionë metër katrorë tokë te pronarët e ligjshëm, Edi Rama dhe larot e tij të SKAP-it me gjykatën e partisë, pretendojnë se ato reforma janë kryer për të favorizuar Jamarbër Malltezin, të cilin në përputhje të plotë me ligjin, iu kthyen gjithsej 410 metër katrorë nga prona e të parëve të tij, themelues të qytetit të Tiranës.

Në tërë këtë piramidë mashtrimi të ngritur nga Edi Rama dhe larot e tij mbi privatizimin e klubit Partizani, Sali berisha nuk ka nxjerrë asnjë vendim me emër të përveçëm, ndërsa Edi Rama ka dhjetëra të tilla, por natyrisht ka SKAP-in e partisë si mburojë, që heton me urdhër vetëm me politikë pronarë dhe ish-pronarë që kanë marrë 410 metër tokë në përputhje të plotë me ligjin, të grabitura 60 vite më parë nga regjimi komunist.

Këtu keni tre vendime në një hark kohor prej shtatë muajsh, me të cilën ka ndodhur një nga vjedhjet më spektakolare, më kriminale, me firmë të Edi Ramës, të tokës truall të dhuruar për gjimnaz, në mes të Tiranës.

Me këto vendime u vodhën 4900 metër katrorë tokë. Me VKM me numër 644, datë 2.10.2019, Edi Rama i dhuron vetes dhe Bolinos së tij 4020 metër katrorë tokë dhe mbi 1600 metër katrorë ndërtesë për 1 euro, për 20 vjet.

E caktuar për shkollë, merret për pallat privat media.

Me VKM-në e dytë, numër 157, datë 19.2.2020, katër muaj më vonë, pasi oreksi i Ramës dhe Karlos së tij vijnë duke ngrënë, vendosin të grabisin edhe një sipërfaqe shtesë prej 870 metër katrorë tokë, po me 1 euro. Dhe Edi Rama me firmën e tij amendon, shton në kontratë edhe 860 metër katrorë tokë.

Por tre muaj më vonë, përsëri Edi Rama përdor firmën në mënyrën më abuzive, më korruptive, dhe me vendimin e tretë të Këshillit të Ministrave të datës 6.5.2020, Edi Rama mbledh qeverinë për të prishur tre ndërtesat që ia kishte dhënë me qira vetes dhe Bolinos së tij.

Pra, fillimisht u dhanë me 1 euro, tani duhej të prisheshin. Nuk shpenzonin asnjë qindarkë, duhej t’ua prishte shteti. Kjo bëhet që të pastrohet toka, por edhe për më shumë.

Kjo bëhet që investimet Rama-Bolino të tejkalojnë në vlerë, vlerën e tokës dhe të bëhen de facto në vitet në vazhdim, pronë e tyre. Të bëhet pronë e tyre edhe toka.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here