Mbulohet nga mjegulla aksi Korçë-Pogradec, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

0
170

Aksi rrugor Korçë-Pogradec është mbuluar nga mjegulla këtë të premte në orët e para të mëngjesit.

Më e dendur ka qenë në segmentin Lumalas – Grabovicë duke sjellë probleme në qarkullim. Drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme.

Policia bën me dije se gjatë orëve me prani të mjegullës, nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve dhe për rrjedhojë nuk është regjistruar asnjë aksident.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur herë pas here prani të mjegullës jo vetëm në aksin kryesor nacional Kapshticë-Qafë Thanë por edhe në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, si dhe në rrugët rurale të fushës së Maliqit dhe asaj të Devollit.

Dita e nesërme (e shtunë) pritet të risjellë reshje dëbore pasi temperaturat, sipas sinoptikanëve do të shkojnë deri në – 8 grade Celsius.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here