Ekspertët plasin “bòmbèn” në Top News: Banda e Bajrëve shkarkoi në veting prokurorin Anton Martini

0
355

Prokurori Anton Martini u shkarkua nga vetingu për shkak të ndërhyrjes nga banda e Bajrëve.

Kjo deklaratë e fortë u bë në emisionin ‘Breaking’ në Top News nga dy ekspertë.

Fillimisht ishte avokati Arben Llangozi, që tha se Martini u shkarkua nga vetingu pse hetoi Bajrët.

“A e dini ju që prokurori Anton Martini, është shkarkuar nga vetingu, nga grupi kriminal i Bajrave? Kemi përgjime në dosjen Metamorfoza 1, që drejtuesja e vetingut në atë kohë ka komunikuar me grupin kriminal dhe ka shkarkuar një prokuror.

Këto ngjarje duhen publikuar dhe duhen hetuar. Po pse nuk hetohet ky rast? Atëherë dihen edhe lidhjet e vetingut me qeverinë.

 

Të arrijë një grup kriminal të shkarkojë një prokuror, që ka qenë një nga prokurorët më shembull, vetëm pse ka ndikuar një grup kriminal, ndodhet në mes të katër rrugëve.

 

Këto janë të rënda, që shteti jonë, drejtësia jonë është e kapur nga krimi i organizuar. Kjo është për të ardhur keq,” tha Llangozi.

 

Deklarata e tij u mbështet edhe nga ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi.

“Të mendosh që sot Shqipëria ka krizë prokurorësh dhe të kesh jashtë loje ish-prokurorë si Anton Martini, është e tmerrshme.

 

Imagjino të ta bëjë gjyqin një punonjëse drejtësie, e cila ka qenë vegël e Bajrëve? Si ai prokurori që merrte 100 mijë e 200 mijë.

 

Duhet të shkojë në burg, por ne nuk i bëjmë dot avokatinë. Një punonjës që është sot në polici, prokurori, organet e vetingut, ai e dëmton shumë shtetin,” tha Prençi.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here