Shumë spektakël për një pikë. Nuk ka fitues në super sfidën Man.City-Liverpool, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. “Qytetarët” e Pep Guardiolës ishin superiorë, kishin 60% të kontrollit të topit, krijuan 16 taste për gol, goditën 5 herë kuadratin, por pa mundur të dalin fitues nga sfida me “The Reds”. Si gjithnjë ai që zgjidh problemet e kampionëve është Erling Haaland.
“Bomberi” norvegjez u tregua i saktë në minutën e 27-të duke kaluar Man.City në avantazh. Ky ishte goli i 14 sezonal për sulmuesit e norvegjez. Me fillimin e pjesës së dytë, Jurgen Klopp bëri disa ndryshime në formacion, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 80-të me Alexander-Arnold. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. Me 29 pikë, Man.City ndodhet provizorisht në vendin e parë, një pikë më shumë se sa Liverpool.