Inceneratori i Tiranës, i cili nuk është ndërtuar dhe kompania koncesionare ka përfituar rreth 110 milionë euro nga shtetit shqiptar dhe biznesi privat duket se tentakulat e tij i ka si këmbët e një oktapodi.
Nuk është e vështirë për ta zbuluar, por skema duket se është organizuar mjeshtërisht nga një dorë që, mesa duket, shkon edhe përtej Mirel Mërtirit, njeriut që është quajtur “truri” i inceneratorëve dhe është nën akuzë nga SPAK.Sipas dokumenteve që CNA ka publikuar dhe asaj që ka konfirmuar dhe SPAK, gjatë hetimit në Shqipëri, pak muaj më parë u regjistruan si aksionerë të kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës në Holandë tek kompania Geogenix edhe disa aksionerë të rinj. Ata ishin ICARE në Zvicër me dy personat përfaqësues Christophe Darbord dhe dhe bashkëpunëtori tjetër Blerim Hoxha.
Nga ana tjetër shfaqej dhe kompania italiane e shtetasit Alberto Presezzi. Sipas të dhënave që ka siguruar CNA rezulton se, një nga aksionerët e kompanisë mëmë tashmë, e cila ka 40% të aksioneve nuk shfaqet për herë të parë në Shqipëri, pra nuk është rasti i parë që vjen të ushtrojë aktivitet.
Nga ana tjetër shfaqej dhe kompania italiane e shtetasit Alberto Presezzi. Sipas të dhënave që ka siguruar CNA rezulton se, një nga aksionerët e kompanisë mëmë tashmë, e cila ka 40% të aksioneve nuk shfaqet për herë të parë në Shqipëri, pra nuk është rasti i parë që vjen të ushtrojë aktivitet.
Ato janë kompani zvicerane me një aktivitet të rëndësishëm në fushën e landfilleve apo incenerimeve.
Sipas të dhënave që CNA ka siguruar këta aksionerë kanë punuar më parë në Shqipëri duke qenë tek fusha e karburanteve .
Kanë patur në përdorim Armon dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me oligarkët dhe bosët e karburanteve në Shqipëri disa vite më parë. Në atë kohë u përfshinë edhe biznesmenë, të afërm të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
CNA ZBARDH SKEMËN PËRTEJ MËRTIRIT
CNA ka zbardhur skemën e plotë që tregon se, gjithçka shkon përtej Mirel Mërtirit dhe futja e këtyre personave ka bërë të mundur financimin prej 100 milionë eurosh.
Burimi i parave, ende i paqartë që do të vinin nga një kompani përtej oqeanit dhe më pas nga këto 100 milionë euro sipas një marrëveshje të shkruajtur në shtator të vitit të shkuar në Milano, rreth 25 milionë euro do të merreshin nga personat që siguronin financimin, pra aksionerët e rinj të cilët e quajtën veten të fjetur siç është rasti i Alberto Presezzit dhe kompania ICARE në Zvicër.
Tentakulat e oktapodit po qartësohen dhe gjithçka duket se shkon përtej thjesht dhe vetëm një individi që ka mashtruar shtetin shqiptar që quhet Mirel Mërtiri.
Pasi persona të cilët kanë punuar më parë në Shqipëri janë shfaqur si aksionerë duke marrë 40 % të aksioneve dhe duke bërë të mundur që së bashku me aksionet e Mërtirit të përfaqësuara nga Giuseppe Ciaffaglione të jenë 60 % e kompanisë mëmë në Holandë, e cila në fakt në këtë rast shërben vetëm si guackë.