Është kallëzuar në prokurorinë e posaçme SPAK, Tedi Malaveci, Drejtuesi aktual i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë.
Kallëzimi është realizuar nga përmbaruesi Fatos Alimadhi, i cili i kërkon prokurorëve të SPAK të zgjerojnë hetime në drejtim të veprave penale si “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave ose formularëve”, “Përfitim i paligjshëm i interesave”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.Sipas kallëzimit, të firmosur nga Fatos Alimadhi, Teodor alias Tedi Malaveci është diplomuar për drejtësi më 19.09.1995 në Universitetin e Tiranës me shkëputje nga puna.Në vitin 1997 ky person është dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë nga Gjykata Qëndrore e Utrexht në Hollandë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 Maj 1997 deri në 26 gusht 1997, për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin, Teodor Malaveci.Pasi ka vuajtur dënimin dhe është riatëdhetësuar në Shqipëri, Teodor Malaveci, në datën 25 korrik 2003 kryetari i dhomës kombëtare të përmbaruesve, ka ndërruar emrin e tij pranë Zyrës së Gjëndjes Civile Njësia 9, duke bërë ndryshimin nga “Teodor Malaveci” në “Tedi Malaveci”.
Ndërkohë në vitin 2003, Malaveci ka ushtruar detyrën e oficerit të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës dhe ka deklaruar se nuk ka qenë i dënuar më parë.
Si pasojë e fshehjes së dënimit ai është pranuar në rradhët e OPGJ-ve të Tiranës, duke shkelur haptazi ligjin e kohës.
Në këto kushte ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Në vitin 2004, Tedi Malaveci ka filluar të ushtroj detyrën e përmbaruesit gjyqësor shtetëror për tu emëruar më vonë si drejtor i përgjithshëm i përmbarimit,duke shkelur ligjin e vitit 2001 që ndalonte ushtrimin e kësaj detyre nëse ekzistonte një vendim penal i formës së prerë.
Por kjo nuk e pengoi Malavecin të gënjente sërish për të përvetësuar postet dhe për të vjel frytet e ushtrimit të funskionarit të lartë shtetëror në kuptim të ligjit.
Gjithashtu përmbaruesi Gjyqësor Privat, Tedi Malaveci, është çertifikuar si Përmbarues Gjyqësor Privat me liçensën Nr.23, në vitin 2010 në kundërshtim me ligjin dhe ai është në kushtet e mosliçensimit pasi ky përmbarues ka qënë i dënuar me 1 vit heqje lirie me vendim të formës së prerë dhe ka vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme nga data 21 maj 1997 deri në 26 gusht 1997 për veprën penale të trafikimit të substancave narkotike me emrin Teodor Malaveci.
Ora News