Maliqi: Me gjithë këto prova e fakte Hajdari duhet të ishte në burg! Çështjen do ta çoj në Strasburg!

0
314

Në një intervistë për Ora News, Lefter Maliqi u shpreh se Kreshnik Hajdari duhet të thoshte se është dënuar për kalim të paligjshëm kufiri.

Ai tha se ligji i dekriminalizimit është i pakthyeshëm dhe duhet lënë automatikisht mandat, duke u dënuar minimalisht 6 muaj burg.

Maliqi: Hajdari duhet të thoshte se është dënuar për kalim të paligjshëm kufiri. Ai nuk e ka thënë këtë dhe për këtë duhet të lërë mandatin sikurse e ka lënë ky Kajmaku këtu apo ai i Shkodrës dhe Roshi. Ligji i dekriminalizimit është i pakthyeshëm dhe duhet lënë automatikisht mandat, duke u dënuar minimalisht 6 muaj burg.

SPAK jo vetëm që duhet ta kishte marrë të pandehur, por duhet të ishte në burg. SPAK deri tani është në heshtje. Me gjithë këto prova dhe fakte, vetëm pse është mafia dhe oligarkia, nuk vepron drejtësia. Çështjen do ta çoj në Strasburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here