Mbytet anija e mallrave në Greqi me 14 persona në bord

0
238

Një anije që transportonte kripë është mbytur mëngjesin e kësaj të diele në jugperëndim të Lesbos, në Egjeun Lindor.

Anija me flamurin e Komoros dhe me gjatësi 106 metra ishte nisur nga Egjipti e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe destinacioni i fundit ishte porti i Stambollit, raportojnë mediat greke.

Ajo kishte një ekuipazh prej 14 personash, përfshirë 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se vetëm një anëtar i ekuipazhit është gjetur i gjallë dhe ai është marrë nga helikopteri, ndërsa fati i 13 të tjerëve nuk dihet ende.

Kushtet e motit në këtë zonë janë të vështira, me erëra të forta dhe dallgëzime deri në 3 metra të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here