Shpërthimi pas mesnate në veri/ Reagon policia e Kosovës: Kemi nisur hetimet për ngjarjen!

0
218

Policia e Kosovës ka thënë të dielën se e ka hapur një rast hetimi për dyshimet e shpërthimit të një granate dore në Mitrovicë të Veriut pak pas mesnatës. Nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Granata dyshohet të ketë shpërthyer në rrugën “Perandori Dushan” dhe ka shkaktuar “dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie”, sipas Elshanit

“Njësitet kompetente policore kanë dalë në vend të ngjarjes. Policia, pas konsultimit me prokuror, ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.

Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here