Stuhia e borës mbulon veriun, qindra makina të bllokuara në rrugë, pezullohen lundrimet në Vlorë

0
184

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit në 24 orët e fundit, ndërsa orët e pasdites stuhia e borës dhe të ftohtit ka përfshirë zonat malore, ku trashësia e borës ka arritur deri në 30 cm.

Ndërsa në qendër dhe jugun e vendit kanë vijuar përgjatë gjithë ditës reshjet e shiut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata më problematike paraqitet në akset Kukës-Krumë dhe Kukës-Ura e Zapotit. Në orët e mbrëmjes, situata u përkeqësua me shtimin e akseve të pakalueshme.

Në rrugën Kukës-Bicaj-Bushtricë ku bora arrin 25 cm, borëpastruesja sipas banorëve ka arritur paradite. I pakalueshëm është bërë qarkullimi në bypass-in e Murrizit ndërsa në akset rrugore Peshkopi-Bulqizë-Klos kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Sa i përket situatës energjetike në vend janë shfaqur avari në disa fidera, kryesisht në rajonin e Fierit, në zonat rurale. Ndërsa lundrimet janë pezulluar vetëm në portin e Vlorës, të cilat pritet të rifillojnë ditën e nesërme.Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë gjithë ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here