Në daljen e tij për mediat, kreu i opozitës Sali Berisha ka denoncuar me emra dhe fakte kompanitë që kanë përfituar miliarda lekë nga tenderat publikë pasi kanë qenë të lidhur direkt me Rea Xhillarin, vajzën e bashkëshortes së Kryeministrit nga martesa e parë, duke shkatërruar edhe konkurencën.
“Cila është pra e vërteta?! – ngriti pyetjen Berisha para mediave sot, duke paraqitur faktet në ekran. – Edi Rama u betua para shqiptarëve me skemën identike të hajdutit që hipën në shpinën e bashkëhajdutit, dhe shkon në kopshtin e tjetrit, vjedh ato që vjedh dhe del e zotohet se me këmbët e mia nuk kam shkelur në kopshtin tënd!!! Kjo është ngjarje reale dhe unë e thjeshtova, me personazhe reale.
Edhe Edi Rama thotë se asnjë nga familja ime nuk ka fituar ndonjëherë fonde publike!!! E vërteta është se kompani ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera, duke filluar nga sheshi Skënderbej, duke përfunduar tek ndërtesa e Bashkisë Tiranë, muzeu Kombëtar, Sheshi i Flamurit, Lungomare dhe dhjetëra e tendera të tjerë.
Kanë shkatërruar tërësisht tregun e kompanive. Asnjë kompani tjetër nuk mund të konkurrojë me kompaninë që ka për flamur Thjeshtrën e Parë të Republikës dhe ‘I riu’.
‘I riu’ i lidhur me kompaninë direkt të thjeshtrës!”