Manjani: Ja si ranë në dorën e BKH përgjimet SKY të siguruara nga Europol, nuk ju dorëzuan policisë por BKH-së

0
286

Juristi Ylli Manjani shpjegoi si ranë në dorën e BKH përgjimet SKY të siguruara nga Europol përmes autoriteteve franceze.

Manjani u shpreh se këto përgjime, që shteti francez i ka kryer për interes të vet, i janë çuar Europolit që ka ndarë me Shqipërinë në kudër të bashkëpunimit, pjesën që prek vendin tonë.

Sipas tij, bashkëpunimi i Europolit është me policinë dhe jo me prokurorinë, ndaj ato përgjime duhet të ishin në dorë të policisë jo të BKH.

“Franca i ka ruajtur përgjimet në një databaze të vetin nga komunikime në gjithë botën. Gjykatësi francez kur ka autorizuar xhandarmërinë të hapë këto përgjime ka thënë se ja qenë i interesuar çfarë ndodh me trafikun e drogës në Francë dhe me shtetasit francezë në botë. Po Belgjika ja çoi Europolit për t’u ndarë në kuadër të bashkëpunimit dhe pjesën që i takon Shqipërisë ja sjell BKH në një kohë që i duheshin dhënë policisë. Informacioni është ndarë sipas shteteve dhe autoriteti me të cilin bashkëpunon Europol është polica, po përgjimet kanë përfunduar në BKH. BKH ka bërë një klasifikim të kodeve sipas objekteve të bisedës, aty ku flitet për drogë, për krime etj., dhe me këto grupe është krijuar një panoramë çfarë ka ndodhur në Shqipëri në vitet 2020-2021. Këtu nis letër-porosia, SPAK për të qenë autoritet duhet ta marrë informacionin nga prokuroria jo nga policia”, shpjegoi Manjani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here