Deputeti i PD, Ervin Salianji ka uruar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, teksa ndodhet në Parlamentin Europian.
“Shqipëria “më vehte, e lirë, e mosvarme” shpërbleu përkushtimin dhe mundin e shqiptarëve që punuan e flijuan gjithçka për vendin e tyre.
Çdo 28 Nëntor nderojmë edhe gjithë përpjekjen për Shqipërinë si shtet i Europës së bashkuar. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.