Grupi F i Ligës së Kampioneve ka sot dy ndeshje vendimtare për fatin e skuadrave, pasi që sot, në rast humbjeje, Milani dhe Njukasëlli mund ta shohin veten jashtë turneut.
Kuqezinjtë do të tentojnë gjithçka për gjithçka në duelin e sotëm në fushën e tyre ndaj Borusia Dormtund, në një ndeshje ku thuajse çdo rezultat veç fitores i mbyll dyert për vazhdimësinë e mëtejshme në turne.
E njëjta situatë për Njukasëllin, i cili ka një vështirësi më të madhe pasi përballë ka PSG-në, për më tepër në transfertë në Paris.