Si mashtroi Rama për takimin me Kissinger

0
253

Kryeministri Edi Rama, në një mesazh ngushëllimi për ish-sekretarin amerikan të shtetit dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare, Henry Kissinger, tregonte takimin me këtë të fundit.

Rama thonte se, Kissinger i ka kushtuar bujarisht një kohë të çmuar dhe i ka dhuruar një nga bisedat më të bukura që mban mend. Por, për këtë deklaratë të kreut të qeverisë ka ardhur një reagim nga ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Shehu thotë në rrjetet sociale se Rama ka mashtruar qytetarët. Sipas tij, takimi me Kissinger ka qenë krejt rastësishëm dhe jo ashtu siç e shet kryeministri, si takim të posaçëm.

“Mashtruesi Rama një takim të rastësishëm me Henry Kissinger e bën si një takim të posaçëm. Por ata që besojnë Ramën duhet të dinë se:

1. Kissinger ishte konservator dhe e njihte më mirë se kushdo rrezikun e majtizmit.

2. Në ligjëratë të drejtë duke ju referuar rrezikut të majtizmit ai thotë: “Nëse do të mbash në zap qytetarët kontrolloju bukën” që e shqipëruar do të thotë se “varfëroje popullin që të sundosh më kollaj”.

Dhe kjo është filozofi e komunistëve të cilët popullin e varfërojnë çdo ditë, por ndërkohë flasin dhe betohen në emër të tij. Dhe vetë jetojnë në “bllok” ku nuk ekziston dhe nuk dihet se çfarë është varfëria”, shkruan Sherefedin Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here