Nga Alba Kepi
Tirana ndër 7 qytetet europiane me ekonominë më të pisët ndërtimore!
Për të blerë një apartament në qëndër të Romës në një rrugë arterie kryesore e qendrês historike, Corso Vittorio, duhen 1 milionë e 200 mijë euro për 240 metra katrorë banesë me 6 ambiente.
Për të blerë një apartament banimi në qëndër të Tiranës, 195 metra katrorë, 3 ambiente, duhen 1 milionë e 200 mijê euro. Cmimi i shitjes 6000 euro metri katrorë.
Komisioni Ekonomik i OKB për Europën vlerëson se Tirana është një nga 7 qytetet në Europë me cmimet më të larta e të papërballueshme të banesave.
Motivi sipas OKB (është ai që sheh kushdo përtej oportunizmit të rehatisë personale);
Pastrimi i parave të pista në ndërtim.
Për të blerë një Apartament 107 metra katrorë në Piazza di Spagna Romë, duhen 1 milionë e 190 mijë euro e për të blerë një apartament 167 metra katrorë neto
në qendër të Tiranës duhen 1 milionë e 150 mijë euro.
Derisa sa vijon lëshimi i lejeve të ndërtimit aty ku duhej të vlerësohej historia, e aty ku duhet ruajtur pasuria kombëtare, ekonomia informale do shkatërroj gjithcka me pisllik.
Nuk ka reformë e drejtësi pa një ekonomi tregu të ligjshëm e të drejtë.
Ndryshe quhet shkatërrim e illegaliteti imponon zgjedhjet politike e fatin e kombit!