VIDEO/ Makina përplas policin në Durrës kur po kalonte vijat e bardha

0
289

Një efektiv i policisë së Durrësit u përplas nga një mjet kur po kalonte në vijat e bardha para godinës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Mariglen Allka 20 vjeç u godit nga një automjet që po ecte me shpejtësi të lartë.

Siç duket edhe një video të marrë nga kamerat e sigurisë dhe të siguruar nga lapsi.al efektivi i policisë ka qenë në mes të vijave të bardha kur është flakur tek nga automjeti që drejtohej nga një 30-vjeçar i identifikuar si Antonio Frroku. Aksidenti ndodhi në rreth orës 18:35 të së enjtes në lagjen nr.8, orar kur rrugët janë të tejmbushura në qytetin bregdetar. Policia u shpreh se Frroku po lëvizte me makinë në gjendje të dehur në momentin kur ka përplasur efektivin.

Efektivi e shikon që disa metra larg makinën që po vinte me shpejtësi dhe përpiqet të largohet por ajo e përplas duke e spostuar disa metra në ajër. Efektivi i policisë është nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Durrësit ndërsa shoferi i dehur është dërguar në Komisariatin e Durrësit për veprimet e mëtejshme hetimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here