Vrasja në Greqi/ Thimi Droboniku u ekzekutua sapo zbriti nga motori, urdhri erdhi nga burgu

0
327

Policia greke prej mbrëmjes së djeshme po zhvillon hetime intensive lidhur me vrasjen e 56 vjeccarit nga Berati, Thimi Droboniku alias Thimi Prifti.

Ai u ekzekutua në lagjen ‘Palio Faliro’ në Athinë rreth orës 21.00 me orën lokale, teksa zbriti nga motori dhe po drejtohej për në pallatin ku jetonte. Teksa mbante kokoren e motorit në dorë duke shkuar në banesë, ai u qëllua 3 herë me një pistoletë 9 mm nga persona ende të paidentifikuar. Policia po mbledh materiale nga kamerat e zonës si dhe dëshmi nga banorët.

Një ndër pistat që po heton policia është edhe fakti që urdhri të jetë dhënë nga ambientet e burgut. Kjo pasi, sipas burimeve policore, viktima e sulmit mafioz ishte një ‘lojtar i fortë’ i trafikut të drogës dhe kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që ishte vetë i burgosur, pasi ishte arrestuar disa herë në të kaluarën për trafik droge, kontrabandë cigaresh dhe falsifikime.

Hera e fundit që 56 vjeçari u arrestua, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Fqinjët e tij flasin për një njeri të qetë, i cili të paktën 5 vitet e fundit ka jetuar me familjen e tij në pallatin në rrugën ‘Atlantos’.

Një fqinj i 56-vjeçarit thotë për mediat greke: ‘Ishte një këmbësor që e qëlloi. Burri erdhi, parkoi motorin, hoqi kaskën dhe autori e qëlloi. Një plumb ka rënë edhe në katin e parë. Në atë kohë një qiramarrës po dilte nga pallati me qenin e tij. Njeriu i goditur nga plumbat e pa në derë fqinjin me qenin që i hapi derën dhe më pas e futi në shkallë. Ai ra atje poshtë. Në momentin që ndodhi ngjarja, unë kisha mbaruar dhe isha duke bërë disa punët e fundit dhe një fqinj erdhi me vrap dhe më tha ‘mirë, nuk ke dëgjuar gjë?’ Ata qëlluan një burrë, tani ja ku është’. Dola dhe pashë një burrë poshtë. E kishin vënë në hyrje të pallatit’.

Siç vijon fqinji i 56-vjeçarit, ‘ajo që më ra në sy është se nuk kishte asnjë pikë gjak. Duhet të jetë kjo e ashtuquajtura goditje e verbër, por nuk e di sepse nuk jam mjek. Ne ishim sipër tij derisa erdhi ambulanca dhe e morën mjekët dhe ai nuk kishte asnjë pikë gjak në këmishë.

Ai ishte shumë i gjatë dhe trupmadh. Natyrisht, këmisha e tij kishte shumë ngjyra dhe ndoshta për këtë arsye nuk dukej gjaku, por as në xhupin e tij nuk dukej asgjë. Në një moment e kishim kthyer anash por edhe ai kthehej dhe lëvizte.

Menaxheri i pallatit zbriti, mori ambulancën dhe policinë. Menjëherë erdhi një patrullë, më pas erdhën motorët dhe një punonjës i policisë kriminale na tha që të mos prekim asgjë, pastaj mbyllën rrugën dhe po kërkonim gëzhojat’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here