Boçi: Jemi këtu për të rrëzuar organizatën kriminale në pushtet, që ka mbjellë korrupsion, shpopullim, varfërim e kaos !

0
238

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi nga Kuvendi Kombëtar se e keqja ka pushtuar këtë vend si kurrë më parë.

Ai theksoi se në mes të këtij absurdi sot banditë politikë të gjitha niveleve, delinkuentë paranojakë, patriotë të pushtuar nga urrejtja për atdheun kanë kapur prej fyti fatet tona.

Për këtë ai u bëri thirrje demokratëve dhe shqiptarëve që të angazhohen dhe të marrim përsipër misionin politik e qytetar për të rrëzuar e të mundur të keqen që na ka pushtuar.

Boçi: Si kurrë më parë e keqja ka pushtuar këtë vend, ka zënë rrënjë politike e është ulur këmbëkryq midis nesh, duke marrë pamjen e normalitetit absurd.

E një normaliteti në të cilin padrejtësia na shitet si drejtësi,

ku mjerimi na shitet si pasuri

ku vrasja na shitet si solidaritet njerëzor

ku djalli na shitet për engjëll

ku udhëtimi drejt ferrit na shitet si ekskursion eksplorimi në natyrë  

E në mes të këtij absurdi sot banditë politikë të gjitha niveleve, delinkuentë paranojakë, patriotë të pushtuar nga urrejtja për atdheun, arrivistë e tregtarë morali e vlerash, skribë servilë e të shitur, hajna kalibri e grabitës metodikë votash e pasurish,

kanë kapur prej fyti fatet tona, fatet e fëmijëve e familjeve tona, fatet vendit tonë dhe duan me çdo kusht ti bëjnë varrin vlerave dhe parimeve më themelore, duan më çdo kusht të jetësojnë sundimin e tyre, duan me çdo kusht të zhdukin çdo opozitë e çdo reagim qytetar, duan me çdo kusht të finalizojnë revanshin tyre si një ritual funebër.

Dhe Ne nuk mund ta pranojmë që kjo të ndodhë,

ne nuk duhet ta lejojmë të ndodhë,

Ne duhet të angazhohemi, ne duhet të marrim përsipër misionin tonë politik e qytetar që na takon e që Zoti na e ka bekuar.

Pa mëdyshje, pa hezitim, po me guxim e vendosmëri.

Të tjerëve që na vëzhgojnë nga larg herë me qesëndi, herë me simpati e herë me urrejtje pa kuptim, u them:

Mos na numëroni se sa do jemi herën e parë, por lexoni frekuencën e qëndrueshmërisë e zemrave tona.

Mos gjykoni thjeshtësinë e sinqeritetin e njerëzve që janë më ne, por matini atyre pasurinë e madhe të sakrificës e përkushtimit.

Mos na shihni si jemi veshur, si ecim, si flasim, si revoltohemi, por na lexoni mirë idealet brenda e të mirën për të cilat luftojmë.

Pas kësaj dhe ju do jeni me ne!

Sepse Ne kemi vendosur te përballemi për të rrëzuar e të mundur të keqen që na ka pushtuar.

Sepse Ne nuk jemi këtu për tu përleshur më pjesët tona të vogla, të verbuara nga joshja e ambicia politike e pisët.

Jo!

Ne jemi për të përballur atë të keqen e vogël brenda nesh, atë apatinë dhe mungesën e veprimit e aksionit politik, mungesën e besimit dhe frymëzimit, për të çuar deri në fund misionin e kësaj force politike që është dhe mbetet sjellësja dhe gardiania e vërtete e pluralizmit dhe e demokracisë.

Sepse ne nuk jemi këtu për të nxjerrë inatet e kota me miqtë tanë të mëdhenj historikë e shpëtimtarë të kombit tonë.

Jo aspak!

Ne për ta kemi vetëm venerim dhe respekt.

Ata janë për ne aleatët më të mirë dhe garantuesit e udhëtimit tonë demokratik.

E Ne jemi këtu për të rikonfirmuar vokacionin tonë të palëkundur pro atlantik e pro perëndimor, për të deklaruar se përballja jonë bëhet për vlerat, normat, parimet më të larta e liritë më universale mbi bazën e të cilave u themelua demokracia amerikane dhe u ndërtua Evropa pas luftës së dytë botërore.

Ne jemi në këtë përballje meorganizatën më kriminale të rajonit në pushtet që ka mbejllë korrupsion, shpopullim, varfërim e kaos

Në fund të fundit Ne jemi këtu për të fituar, sepse ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, që besonr në ZOT, FAMILJE dhe ATDHE!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here