“Pas 32 vitesh pluralizëm, jemi rikthyer në diktaturë”/ Paloka: Rama armik i interesave të popullit, rrëzimi i tij akt patriotik për çdo shqiptar!

0
273

KUVENDI KOMBËTAR/ FJALIMI I KRYETARIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR, EDI PALOKA

Të nderuar delegatë, miq!

Ky Kuvend nuk mblidhet në ditët më të mira as për PD e as për Shqipërinë. Pas 32 vitesh pluralizëm, jemi rikthyer përfundimisht në diktaturë. E kemi paralajmëruar këtë gjatë gjithë këtyre viteve po siç duket pa arritur t’i ndergjegjësojmë shqiptarët, madje edhe sot ka njerëz që vetëm kur e keqja ju shkon në derë, kur padrejtesia, arroganca dhe dhuna bie mbi kokat e tyre, e kuptojnë se ku kemi mbërritur.

As Hoxha nuk e vendosi diktaturën brenda një dite apo brenda një viti. Fillimisht eliminoi opozitën e më pas ju mori shqiptarëve githçka; iu mori lirinë, iu mori edhe jetën.

E sot jemi pikërisht në të njejtin moment kulmor të historise. Rama pasi ka kapur çdo pushtet ekzekutiv e legjislativ duke eliminar zgjedhjet, pasi kapi dhe drejtësinë vuri nën kontroll mediat, tani kërkon të realizojë dhe aktin e fundit, eliminimin e plotë të opozitës.

Dështoi ta kapë dhe ta kontrollojë siç tentoi fillimisht e tani ka vendosur ta eliminoje për fare. Ajo që po ndodh në Parlament dhe në gjykata me PD është prova më e qartë për këë. Rama kërkon vdekjen e opozitës, kërkon vdekjen tonë.

A do ta lejojmë ta realizojë qëllimin e tij? A do të pranojmë të shuhemi në heshtje e të ikim në erresirë pa reaguar?

Kjo është luftë për mbijetesë, po nuk është vetëm lufta jonë. Kush mendon ende se kjo është thjeshte përplasja e radhës mes dy grupeve që luftojnë për pushtet, është krejt jashtë realitetit. Sot diskutohet për jetën dhe të ardhmen e çdo shqiptari. Çdo shiptar duhet të kuptojë se ç’do të ndodhte me të nëse Rama do ia arrinte qëllimit të tij.

A janë gati ta lënë jetën e tyre në duart e një tirani, çmenduria e të cilit ka treguar se nuk njeh kufij? Nëse eliminonet opozita, do të bjerë dhe mburoja e fundit që e pengon për aq sa mundet, çmendurinë e tiranit. E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për opozitën po për gjithë shiptarët, madje dhe ata që sot ndjehen mirë e të privilegjuar me Ramën ose tëtjeret që thone “ç’na duhet ne, jemi rehat edhe kaq!”

Të gjithë këta duhet ta dijne se një ditë papritur do të jene viktimat e radhës dhe për këtë Rama ka dhënë e jep prova çdo ditë.

Prandaj e përseris se kjo nuk është më një betejë vetëm e 50 deputetëve në Parlament, as betejë vetëm e PD apo vetëm e opozitës, po beteje e gjithë shqiptarëve sepse të gjithë, të majtë e të djathtë, “miq” apo armiq të këtij tirani, nesër do te jenë viktima të çmendurisë së tij.

Ndërkohë, ka edhe mes nesh nga ata që kjo situatë bërë pesimiste e kanë kaluar në dëshpërim.

“Ky zgjedhje nuk bën, kontrollon çdo pushtet, ka paratë, ka bandat, korrupton dhe ndërkombëtarët…Ky nuk mund të thyhet”

Të gjitha janë të vërteta, përveç të fundit e cila varet nga ne. Nëse e ulim kokën e nuk reagojmë, do kuptojmë që e keqja nuk ndalet e nuk ka fund.

Opozita është e vështirë e nuk ka qenë kurre e lehtë në Shqipëri. Opozita kërkon dhe sakrifica, e jo të gjithë janë të gatshëm ta përballojnë.

Kush është më i vjetër në këtë parti e kujton se situata që dukeshin po kaq dëshpëruese, i kemi kaluar dhe më parë. Po ia kemi dalë.

Për muaj me radhe kemi protestuar cdo ditë vetëm disa qindra prej nesh, Jemi perplasur, jemi burgosur dhe atëherë, po nuk u ndalëm.

Ua them unë, në aksionin që do të fillojmë fillimisht nuk do të jemi shumë. Por ju them me bindje pavarësisht se asgjë nuk është e paaritshme për njerëz që i kanë përcaktuar njëe qëllim vetes që kanë vullnetin e hekurt për ta realizuar atë qëllim. Asgjë nuk i ndal. E këtë do duhet ta ndjeje jo vetëm Rama po të gjithë ata që ai përdor sot si vegla per te mashtruar, joshur apo ushtruar presion mbi shqiptarët duke filluar nga patronazhistët, e deri tek horri më fundit i këtij regjimi.

Të githe tiranët e diktatorët duken të pathyeshëm deri pak minuta përpara se të shkërrmoqen. Historia ka plot shembuj. Po asnjë diktator nuk bie vetë.

Rama është armik jo vetëm i demokracisë e pluralizmit, por dhe armik i interesave të githë shiptarëve, prandaj heqja e tij me çdo mënyrë është veç të tjerash, akt patriotik për çdo shqiptar.

E të gjithë bashkë me ndihmë të Zotit ne do t’ja dalim.

Ju faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here