“Vrasja e Liridonës, krim monstruoz”, reagon Vjosa Osmani: Autorët të marrin dënimin e merituar !

0
203

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së 30-vjeçares, Liridona Murseli, ekzekutimi i së cilës dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që tentoi ta fshihte si grabitje

Kreu i Shtetit të Kosovës shkuan se vrasja e Liridonës është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar

Osmani shkruan se femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë, duke theksuar se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra.

“Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.

Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.

Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.

Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme”, shkruan Vjosa Osmani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here