Pagoi 30 mijë €‎ për vrasjen e gruas/ Gjykata zbardh detaje si u krye vrasja e Liridonës

0
319

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli, ku i dyshuar është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli

Në njoftimin e bërë nga Gjykata thuhet se ekziston dyshimi se i pandehuri Naim Murseli kishte pajisur me armë Granit Pllavën për të vrarë bashkëshorten e tij, më pas inskenoi edhe grabitjen, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës.

“Në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, njofton Gjykata.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here