Pas 8 muajsh romancë, Dua Lipa i jep fund marrëdhënies me regjisorin e njohur

0
309

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras. Burime për “The Sun” bëjnë me dije se ata i kanë dhënë fund lidhjes pas një romance tetë mujore.

Sipas të njëjtit burim, artistja dëshiron që të përqendrohet vetëm te muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë

Ylli i popit u pa për herë të parë me regjisorin francez në mars, kur të dy u fotografuan duke u kthyer në shtëpi së bashku nga një shfaqje e modës në Saint Laurent në Paris.

 

 

Megjithatë, ata bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, dy muaj më vonë në maj. Por tani thuhet se të dy kanë shkuar në rrugë të ndara, sipas The Sun.

Këngëtarja ka vendosur që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet vetëm në muzikën e saj. Pas publikimit të këngës së saj të fundit ‘Houdini’ muajin e kaluar, ylli 28-vjeçar u nda nga francezi 42-vjeçar.

Gjatë verës Dua dhe Romain shijuan pushimet në Greqi, ku nuk mungoi as vizita në Kosovë. Sakaq dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here