Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka akuzuar Edi Ramën si njeriun që ka organizuar gjithçka për arrestimin e Fredi Belerit.
Duke folur në SYRI TV, Dule u shpreh se, Edi Rama e do veten të paprekshëm edhe në zgjedhje. Këtu është e qartë. Këtu pas gjithë kësaj historie, fshihet Edi Rama. Na kërkojnë thotë që të jepet leje që të betohet. Por ligji nuk e parashikon këtë gjë.Del dhe i paraprin vendimit të gjykatës. Në një kohë që akuzon të tjerë se duan të ndikojnë gjykatën, ndërkohë që nuk kanë asnjë lloj mundësie për të ushtruar asnjë lloj mundësie për të ushtruar as presionin, as influencën më të vogël ndaj gjykatës.
Jemi në muajin e 7-të. Javën që vjen bëhen 7 muaj dhe një qytetar mbahet i burgosur vetëm se guxoi të rivalizojë kryeministrin, me zgjedhje dhe me vullnetin e qytetarëve dhe të fitojë.
Kushdo që cenon këtë që kryeministri e konsideron një vijë të kuqe, se tashmë e do veten të paprekur edhe me zgjedhje, atëherë i rezervohet burgu.
Nga 12 maj që Beleri u rrëmbye në qendër të Himarës, kemi një zinxhir shkeljesh, parregullsish të cilat duhet që me patjetër të zgjojë çdo qytetar, janë një këmbanë për demokracinë tonë, për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Për rrjedhojë është çështje e të gjithë neve’, tha Vangjel Dule në SYRI TV.