Nga humbja e dëgjimit tek ankthi, pasojat nga ndotja akustike

Tirana dhe Shkodra kryesojnë qytetet me ndotjen më të madhe akustike në vend. Është ky raporti më i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, sipas të cilit këto qytet tejkalojnë normat e Bashkimit Europian për ndotjen akustike. I vendosur në një nga pikat e nxehta në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit në kryeqytet, eksperti i Mjedisit Arion Sauku tregoi për “Dita jonë”, zonat me ndotjen më të lartë akustike, shkaqet dhe pasojat e saj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që nëpërmjet një aplikacioni që mund të shkarkojnë falas në telefon të kryejnë matje periodike të ndotjes akustike.

“Nga matjet Tirana kryeson sa i përket zhurmave. Nëpërmjet një aplikacioniqë është free mund të bëjmë matjen për ndotjen akustike. Duhet të përmendim standardet e BE që janë 55decibel gjatë ditës dhe 45 gjatë natës. Në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, është 66-71decibel. Është 20decibel mbi normën. Ky është një instrument për qytetarët që mund të ankohen dhe të ta referojnë te institucionet përgjegjëse. 21 dhjetori, Rruga e Elbasanit, Unaza e vogël ,që ndodhet pranë qendrës, janë zonat me ndotjen akustike më të madhe”.

Shkaktarët e ndotjes akustike, përveç trafikut, sipas ekspertit mjedisor janë edhe kantieret e ndërtimi, baret e restorantet që nuk respektojnë normat.

Përveç trafikut, e dyta janë kantieret e ndërtimit që nuk respektojnë normat dhe baret dhe restorantet që operojnë gjatë orëve të vona dhe janë në katet e para të godinave”.

Nga humbja e dëgjimit tek ankthi, janë disa nga pasojat që shkaktohen nga ndotja akustike thekson eksperti.

Ndotja akustike renditet si problematika e dytë sa i përket shëndetit. E para është ndotja e ajrit e dyta ndotja akustike. Te njeriu është humbja e përqëndrimit, humbje e dëgjimit, stresi mendor dhe ankthi”.

Ai thekson se përgjegjësi për reduktimin e ndotjes akustike ka Ministria e Mjedisit dhe Bashkitë.Përgjegjësia është e Ministrisë së Mjedisit, duhet  të bëjnë matje periodike të ndotjes akustike dhe ndërmerren politika për reduktimin e ndotjes. Përgjegjësi kanë edhe bashkitë që kanë për detyrë të bëjnë planin e menaxhimit dhe të marrin masa”.

Nga humbja e dëgjimit tek ankthi, pasojat nga ndotja akustike

Policia u bind për përfshirjen e burrit

Nga humbja e dëgjimit tek ankthi, pasojat nga ndotja akustike

Gurra: Faza tjetër janë protestat, nga janari

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko