15 urdhër-arreste për aferën në inceneratorin e Tiranës

0
277
Kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate nje mbledhjet te keshillit bashkiak te kryeqytetit, ku eshte miratuar pas shume debatesh, plani i ri urbanistik Tirana 2030./r/n/r/nThe mayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during a meeting of city council of the capital, where was approved after much debates, the new urban plan Tirana 2030.

SPAK ka lëshuar 15 fletë-arresti për aferën në inceneratorin e Tiranës.

Raportohet se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.

Mes tyre është edhe drejtori i Erion Veliajt, Taulant Tushe.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

Nderkohe ishte paralajmeruar se Taulant Tushe, drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës do të vihej në pranga për këtë megaaferë.

Kujtojmë se SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, pasi u faktua afera, e cila kishte në krye Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here