Bardhi: Të vënë 1 nen, kush heton Ramën, nuk e ushtron dot detyrën e deputetit

0
274

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi foli për propozimin e mazhorancës për heqjen e mandatit të deputetetëve të opozitës për 60 ditë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi tha se kjo është hera e parë në 32 vjet që rregullorja e parlamentit ndryshon pa konsensus mes palëve. Bardhi ritheksoi se nëse mazhoranca do të vijojë të mos i respektojë të drejtat e opozitës, aksioni opozitar në parlament do të vijojë dhe do të përshkallëzojë.

“Mazhoranca po tregon se çfarë ka ndërmend të bëjë, në vend që t’i përgjigjen apelit të faktorit ndërkombëtar për dialog, zgjidhje dhe normalizim të jetës parlamentare, e di çfarë kanë bërë sot? Kanë propozuar një ligj që i hiqet mandati deputetëve të opozitës për dy muaj. Dhe unë s’e kuptoj, kur e ka në dorë për ta bërë në mënyrë të njëanshme, për herë të parë në 32 vite, nuk ndryshon rregullorja e parlamentit pa konsensus mes palëve sepse dokumenti që garanton bashkëjetesën e palëve politike në parlament. Kur e paskan këta që e vënë në mënyrë totale, të vënë një nen aty kush do të hetojë Edi Ramën, nuk e ushtron dot mandatin e deputetit. Ta shkruajë aty dhe të biem rehat. Jo vetëm me karrige, sigurisht do të kalojmë edhe në masa dhe hapa të tjera të opozitës. Të jeni të sigurt që nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga mandatet tona. Janë mandate që i kemi fituar duke pasur krimin e organizuar përballë dhe nuk jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë përfaqësuesve të krimit të organizuar,” tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here