Maxhoranca e Ramës përdor policinë kundër opozitës

0
216

Përveç forcës së kartonit, mazhoranca duket se po përdor edhe institucionet ligjzbatuese ndaj opozitës, që prej javësh ka nisur një aksion kundër qëndrimit të shumicës, me argumentin se po u shtyp të drejtat kushtetuese.

Policia e Tiranës ka nisur një procedim penal lidhur me tensionet e seances kur deputetët e opozitës vijuan aksionin e bllokimit të zhvillimit normal të punimeve.

Burime zyrtare nga policia konfirmuan se procedimi është regjistruar për veprat penale të shkatërrimit të pronës dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, ndërsa materialet janë referuar më pas në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Tre ditë më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi hetimin e deputetëve të opozitës nga prokuroria.

“Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg”, shkroi ai në një postim në “FB” pas seances e shoqëruar gjithashtu me tensione.

Më tej, bashkë me apelin ndaj prokurorisë për veprim, ai zbuloi se për zhvillimet në parlament janë nisur edhe më herët procedime nga policia që janë referuar më pas në prokurori.

“Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrsesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit”, u shpreh ministri i Brendshëm, që ka nën varësi institucionin e policisë.

Goditje me projektligje

Opozita kërkon ato që i quan të drejta kushtetuese, si krijimi i komisioneve hetimore apo përzgjedhja e lirë e ekipit përfaqësues në komisionin e reformës zgjedhore. Me këtë argument ka nisur atë që e cilëson “mosbindje civile” e deputetëve, lëvizje e paralajmëruar të shtrihet edhe jashtë Kuvendit.

Megjithatë, përballë ka një mazhorancë që jo vetëm nuk po bën lëshime, por po kundërpërgjigjet ndaj aksionit opozitar.

Veç nisjes së procedimeve penale nga policia dhe thirrjeve publike për angazhimin të prokurorisë kundër deputetëve të opozitës, mazhoranca ka ndërmarrë dhe një sërë nismash që janë vlerësuar gjerësisht se shkojnë në dëm të opozitës.

Në fund në Nëntorit, deputetja socialiste Ermonela Felaj depozitoi një projektligjpërmes të cilit mazhoranca synon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si edhe të zhvillojë seanca të mbyllura me pretendimin e mbrojtjes së sekretit tregtar, atij shtetëror dhe moralit shoqëror.

Një që synon në thelb ashpërsimin e masave disiplinore ndaj deputetëve. Me ndryshimet e reja, tashmë parashikohet që përjashtimi për deputetët nga punimet e Kuvendit të shkojë deri në 60 ditë, nga 10 ditë që është aktualisht maksimumi.

Nismat kundërshtohen nga opozita. Pavarësisht tyre, kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se aksioni opozitar nuk do të ndalet deri në rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here