Policia që ka helmuar me gaz mijëra qytetarë, guxon e padit deputetët e opozitës!’

0
177

 

Nga Petrit Vasili:

Policia, qe ka helmuar me gaz mijra qytetare, guxon e padit deputetet e opozites!

Policia referon ne SPAK deputetet e opozites per qendresen e tyre ne Parlament.

Deputetet e opozites po mbrojne me vendosmeri kushtetuten dhe ligjin e marre peng nga mafia qeveritare, Edi Rama dhe kukullat e tij deputete.

Policia qe ka mbytyr me gaz helmues deputetet dhe mijra qytetare protestues po u shqetesoka per tymueset ne parlament.

Policia e inkriminuar qe shkel çdo ligj dhe që dhunon e rreh qytetarët,që i arreston qytetarët ne mes të natës në gjumë,që gjakos deputetet ne protesta ka gojë dhe flet për ligj.

Objektivi i vetem i policise se shtetit ka qene dhunimi, survejimi, inskenimi i operacioneve mafioze policore dhe presioni i eger policor ndaj opozites politike dhe i te gjithe aktivitetit te saj per llogari te Edi Rames.

Shqiptaret kane pare mjaft shefa policie te inkriminuar deri ne fyt jane ngritur ne detyre per meriten e zellit te tyre ne shtypjen e i opozites dhe protestuesve.

Shqiptaret kane pare rendi publik, dhe siguria e qytetareve nuk kane ekzistuar realisht dhe krimi ka komanduar duke pasur nje Polici Shteti, qe trembej, i sherbente dhe i perulej krimit, por nuk ndeshej kurre me te.

Shqiptaret kane parë vetem qe narkotrafiku eshte gjigandizuar duke pasur mbeshtetjen, mbrojtjen dhe bashkepjesmarresen e Policise se Shtetit.

Nuk kane te numeruar komisaret dhe drejtuesit e policise te perfshire ne narkotrafik.

Policia e shtetit me te gjitha segmentet e saj ka sherbyer si krahu i armatosur i qeverise per grabitjen mafioze te zgjedhjeve, duke u perfshire vete ne menyre direkte dhe duke mbeshtetur bandat kriminale per vjedhjen e shitblerjen e votave.

Nuk kane te numeruar rastet e dhunes se pashpirt te policise ndaj qytetareve deri edhe vdekjet e renda ne paraburgime.

Policia ka vrare qytetare te pafajshem si ne rastin e Klodian Rashes dhe eshte sjelle si kriminele duke sajuar prova te rreme e duke mashtruar publikisht pa i hyre nje gjemb ne kembe.

Policia ka dhunuar ne menyre shtazarake opoziten dhe te drejtat demogratike te qytetareve per te protestuar duke mos pare moshe, qe nga te rinj 13- 14 vjecare e deri te moshuar ne moshe te thelle e gra shtatzana.

Policia ka mbeshtetur me dhune operacionet e paligjshme te qeverise ne rrembimin e pronave dhe banesave te qytetareve duke mos kursyer edhe jeten e shendetin e tyre.

Ne prani te kesaj policie shteti, krimi i organizuar ka kryer atentate pa fund ne mes te qyteteve tona deri edhe ne mes te Tiranes ne mes te dites dhe asnje shqetesim nuk i ka ardhur prej saj.

Policia nga mbrojtese e qytetareve eshte kthyer ne nje informatore e bandave dhe krimineleve duke i ndersyer ato kunder qytetareve te thjeshte.

KJO POLICI PRA KA SURRAT DHE FUTET NE SALLEN E PARLAMENTIT, BEN HETIME DHE ÇON REFERIM PER DEPUTETET NE SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here