Gjermania i “dogji” Ballkanin e Hapur, Rama ndërron kah. Lëvdata Procesit të Berlinit dhe kancelarit Scholz: Është platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor

0
246

Kryeministri Edi Rama, me rastin e Kongresit të SPD ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa është shprehur se Procesi i rinovuar i Berlinit është një nga sukseset e miqve dhe aleatëve në kryeqytetin gjerman.

 

Rama thekson se Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij.

Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.

 

Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në platformën X.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here