Është pyetur anëtari i Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasi Taulant Tusha në lidhje me mënyrën se si i ishte vendosur në dispozicion dokumentacioni që ka dorëzuar shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” si propozim i pakërkuar në Ministrinë e Mjedisit, ai deklaron se dokumentacionin që shoqëria propozuese ka dorëzuar si propozim i pakërkuar në Ministrinë e Mjedisit, ia kanë vënë në dispozicion anëtarët e Komisionit që kanë qenë në cilësinë e përfaqësueve të Ministrisë së Mjedisit.
I pyetur në lidhje me mënyrën se si ka komunikuar me shoqërinë propozuese “Integrated Energy BV” në lidhje me kërkesat e ndryshme që ka pasur Komisioni i dhënies së koncesionit gjatë procedurës, ai deklaron se çdo kërkesë e Komisionit është përcjellë pranë Kryetares së Komisionit dhe se komunikimi me shoqërinë propozuese është mbajtur nga punonjësit e Ministrisë së Mjedisit.
I pyetur në lidhje më hartimin e studimit të fizibilitetit që ka bërë Komisioni i dhënies së koncesionit dhe se si janë nxjerrë të dhënat që ai përmban, ai deklaron se nuk e mban mend se si kanë dalë këto të dhëna që janë në studimin e fizibilitetit.
Sipas prokurorisë, në rrethanat e mësipërme, në lidhje me procedurën e koncesionit me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto “Integrated Technology Services” sh.p.k, ka qenë e paracaktuar që të shpallej fituese e procedurës koncesionare, pasi kjo shoqëri ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpallej procedura.
Kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së vetë funksionarëve të të Ministrisë së Mjedisit, shtetasi Lefter Koka, ish Ministri i Mjedisit, shtetasi Alqi Bllako, Sekretari i Përgjithshëm, shtetasja Alba Thoma, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike, shtetasi Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve, si dhe nga
anëtarët e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi,Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, është pajisur
me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.
Shtetasit Lefter Koka, Alba Thoma, Bledar Karoli, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, me veprimet dhe mosveprimet e kundraligjshme të kryera para dhe gjatë fazës së zhvillimit të procedurës koncesionare, dyshohet se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal.