I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Durrës (EMRI)

0
329

Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të dielë në Durrës. Në pranga ka rënë shtetasi Adem Dervishi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për trafik narkotikësh.

Mësohet se Dervishi ka tentuar t’iu ikte forcave të policisë, por është lokalizuar pas pak minutash dhe vënë në pranga.

Sipas policisë, 38-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here