Veliaj është shkaktari, të tjerët janë pasojat!

0
504

Nga Petrit Vasili

Ashtu si nje semundje e rende, qe nuk mund te sherohet pa luftuar shkaktarin e saj, ashtu edhe afera e inceneratorit inekzistent te Tiranes nuk mund te zbardhet e ndeshkohet duke shmangur shkaktarin Veliaj.
Pa firmat e Veliajt nuk do te ekzistonte fare afera e inceneratorit, qe nuk ekziston te Tiranes dhe bashke me kete as nuk do te ekzistonin edhe pasojat e tmerrshme, qe kane ardhur dhe po vijne.
Faje te renda penale rendojne mbi Veliajn:
⬛️ Firmosi qe ne ne 27 mars 2017 miratimin e koncesionit dhe studimin e fizibilitetit duke shkelur ligjin dhe duke shperdoruar detyren sepse rrembeu kompetencat te Keshillit Bashkiak dhe futi qytetaret e Tiranes ne borxh prej 430 milion euro.
⬛️ Vetem per groposjen primitive te mbeturinave paguhen plot 29 euro toni sikur ato diferencohen e trajtohen, nderkohe qe ne Shkoder Bashkia paguan vetem 12 euro toni per te njejtin proces.
⬛️ Bisnesit te ndertimit i kushtezohet dhenia e lejes se ndertimit, qe firmoset ne çdo rast nga Veliaj, me lidhjen me pare te kontrates me Kompanine e Inceneratoreve qe te paguajne per dherat e ndertimit.
⬛️ Pronarët te inceneratorit qe nuk ekziston të Tiranës, sigurojnë dhjetra milionë euro nga biznesi monopol i dherave, i cili nuk përfshihet si e ardhur në kontratën koncensionare, të dakortësuar dhe firmosur në mars të vitit 2018 nga vetë Erion Veliaj.
⬛️Inceneratori nuk ekziston gjekundi.
⬛️Investimet te parealizuara ne masen 80 milione euro duke shqyer totalisht Kontraten e firmosur.
Jane shkelje njera me e rende dhe me flagrante se tjetra.
Perballja e Veliajt me SPAK-un eshte e pashmangshme dhe absolutisht e paevitueshme sepse ai eshte dhe mbetet shkajtari i aferes!May be an image of ticket stub and text

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here