Apeli rrëzon Belerin, nuk do të betohet si kryebashkiak

0
258

Apeli i Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës para Këshillit Bashkiak. Beleri ndodhet në qeli prej 12 Majit, kur u arrestua me akuzën e shitblerjes së votave.

Në sallën e gjyqit, prokurorët e SPAK e kundërshtuan dhënien e lejes për Belerit, pasi lejet jepen vetëm për vdekje, dasma apo për të dhënë një provim dhe jo për t’u betuar si kryetar bashkie.

“Rama kërkon të mbajë në krye të bashkisë një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët e Himarës për të vazhduar interesat klienteliste në favor të tij” u shpreh Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së.

GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit, shpërthejnë reagimet në sallë. Dule: Vendim i paralajmëruar nga Rama javën e kaluar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here