Digjet “Range Rover-i” në Shkodër, detajet e para nga ngjarja

0
205

Një makinë tip “Range Rover” është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Mësohet se makina ishte në pronësi të një 58-vjeçari banues në Amerikë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here